Palestina kërkon që Kosova ta heqë ambasadën nga Jerusalemi

Palestina kërkon që Kosova ta heqë ambasadën nga Jerusalemi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, kishte takuar homologun e saj nga Palestina, Riyad al-Maliki gjatë qëndrimit në Forumin Diplomatik të Antalyas.

Megjithatë, Gërvalla për një takim të tillë nuk e kishte bërë të ditur përmës ndonjë komunikate, apo në ndonjë platform të rrjeteve sociale.

Ndërkohë në mediat turke, një takim i tillë kishte bërë bujë, meqë Al-Maliki kishte deklaruar se Palestina mund të konsiderojë vendosjen e raporteve me Kosovën vetëm në rast se kjo e fundit e largon ambasadën e saj në Izrael nga Jerusalemi.

Siç shkruan Haberler.com, gjatë takimit me Al-Malikin, Gërvalla kishte shprehur dëshirën e Kosovës për thellimin e raporteve me Palestinën.

“Prezenca e Ambasadës në Jerusalem është kundër ligjit ndërkombëtar, Rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe qëndrimit të Bashkimit Evropian. Kjo shkelje nuk do t’i sjell dobi progresit të Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare dhe anëtarësimit në bashkësinë ndërkombëtare”, citohej të ketë thënë Al-Maliki.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës më 13 mars të këtij viti kishte lëshuar një komunikatë për media ku kishte njoftuar për takimet që Gërvalla kishte zhvilluar në Turqi gjatë Forumit në Antalya.

Megjithatë takimi me Al-Malikin e Palestinës nuk figuron askund. Në komunikatën e MPJ-së të datës 13 mars ishte njoftuar për takimin me kryediplomatin turk Mevlut Cavusoglu, më atë të Somalisë, Abdisaid Muse Ali, me ministrin II të Punëve të Jashtme të Burnei Darussalamit, Dato Seri Setia Haji Eryëan bin Pehin Datu Pekerma Jaya Haji Mohd, më ministren e Punëve të Jashmte të Senegalit, Aissata Tall Sall dhe me ministrin e Jashtëm të Bahrainit.

Related Articles