Të varura nëpër shtylla, kabllot elektrike po u japin një pamje të shëmtuar rrugëve të kryeqytetit.
Shpeshherë ato paraqesin edhe rrezik për qytetarët pasi kalojnë përskaj shtëpive të tyre.
Eliminimi i kabllove ajrore pritet të bëhet përmes projektit të KEDS-it që parasheh futjen e tyre nëntokë.
Sipas tyre, i gjithë ky projekt nga i cili përfitojnë shumica e lagjeve të Prishtinës, pritet të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm.
“Përmes këtij investimi po mundësohet dyfishim i kapaciteteve distributive në rrjetin e tensionit të mesëm, po krijohet një siguri dhe stabilitet i furnizimit dhe po krijohet lidhja alternative e cila do të mundësojë furnizim alternativ në rast të ndonjë avarie. Në rast se një dalje bie nga funksioni për shkak të papriture në rrjet, furnizimi do të bartet në linjën tjetër në mënyrë që konsumatorët të mos afektohen nga kjo ndërprerje”, ka deklaruar Adlum Ramadani, zyrtar për media në KEDS.
Kjo po sjell edhe probleme të mëdha, pasi shpesh KEDS-i po bën prerjen e rrugëve, edhe atyre të saposhtruara.
Ndërsa në rastet kur futja e kabllove bëhet paralelisht me shtrimin e asfaltit, paraqiten edhe vonesa në punime.
E megjithëse në disa lagje ka përfunduar ndërtimi i vrazhdë, kabllot po vazhdojnë të jenë ende në shtylla.
Zyrtari për media nga KEDS-i, Adlum Ramadani, tregon se kur pritet që në “Pejton” dhe lagje të tjera të përfundojë procesi i futjes së kabllove nën tokë.
“Përmes këtij invesitmi po mundësohet dyfishim i kapaciteteve distributive në rrjetin e tensionit të mesëm, po krijohet një siguri dhe stabilitet i furnizimit dhe po krijohet lidhja alternative e cila do të mundësojë furnizim alternativ në rast të ndonjë avarie. Në rast se një dalje bie nga funksioni për shkak të papriture në rrjet, furnizimi do të bartet në linjën tjetër në mënyrë që konsumatorët të mos afektohen nga kjo ndërprerje”, ka shtuar ai.
Me përfundimin e këtij procesi, sipas arkitektit Ideal Vejsa, Prishtina do të marrë një pamje krejt tjetër.
Investimi që po bëhet, sipas KEDS-it, pritet të përmirësojë furnizimin për Prishtinën pa pasur brengë çështjen e energjisë elektrike./Gazeta “Enigma“/