Gazeta Enigma gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për aksionin e Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Gjilanit.
Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit Agron Uka i ka sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit.
Raportimin e Gazetës Enigma e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Gjilanit.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit, pasi dyshohet se të njëjtat janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara”, ka konfirmuar Liridona Xheladini për Gazetën Enigma.
“Rasti është kualifikuar si ‘’Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara’’, nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Gazeta Enigma ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur Policia e Kosovës a larguar kamerat ilegale në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit. /GAZETA ENIGMA/