Konfirmohet raportimi i Engimës, Policia e Kosovës sot largoi 50 kamera ilegale në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit

Konfirmohet raportimi i Engimës, Policia e Kosovës sot largoi 50 kamera ilegale në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit

Raportimi ekskluziv i Gazetës Enigma gjatë ditës së sotme se Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në Gjilan i ka larguar të gjitha kamerat ilegale në fshatrat serbe në rajonin e Gjilanit është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

Nga Prokuroria e Gjilanit kanë konfirmuar për Gazetën Enigma se janë sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në Rajonin e Gjilanit, pasi dyshohet se të njëjtat janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara.  

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit, pasi dyshohet se të njëjtat janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara”, ka konfirmuar Liridona Xheladini për Gazetën Enigma.

“Rasti është kualifikuar si ‘’Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara’’, nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Related Articles