Pak më parë është raportuar për shembjen e malit që ndodhi në afërsi të tunelit në rrugën Prizren-Prevallë.
Për shkak të kësaj është bllokuar i gjithë komunikacion në këtë anë.
Tashmë janë publikuar edhe disa pamje që tregojnë që gjendjen e kësaj rruge, e që padyshim është mjaftë e rrezikshme.
Në një prononcim për Gazetkn Enigma, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë nëse është arritur që të largohen pjesët e rëna nga mali në këtë anë./Gazeta Enigma/