Pamje nga vendi ku autobusi urban goditi këmbësoren në Prishtinë

Pamje nga vendi ku autobusi urban goditi këmbësoren në Prishtinë

Një autobus i “Trafikut Urban” ka goditur sot një këmbësore në kryqëzimin që lidh rrugën Bill Clinton dhe Robert Doll në Prishtinë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bill Klinton dhe Robert Doll në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësorja  ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles