ZYRTARE: Ferizaj – Ballkani shtyhet për të hënën

ZYRTARE: Ferizaj – Ballkani shtyhet për të hënën

Përballja Ferizaj – Ballkani ishte paraparë që të luhej të dielën nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, por orari i kësaj ndeshje ka ndryshuar, raporton Gazeta Enigma.

Ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Ballkanit është shtyrë për të hënën më 19 shtator, pas kërkesës së FC Ballkanit, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo kërkesë për shtyrjen e ndeshjes ka ardhur nga Ballkani për shkak të problemeve për skuadrën suharekase që patën mbrëmë për të fluturuar drejt Kosovës nga Çekia.

Aeroplani në të cilin ishin lojtarët e Ballkanit u detyrua  të kthej në Çeki dhe si pasoj e kësaj futbollistët e kësaj skuadre arritën në Kosovë në mëngjesin e sotëm.

Related Articles