Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malishevë para pak minutave, raporton Gazeta “Enigma”.
Shoferët e dy veturave që janë aksidentuar në Drenoc të Malishevës kanë mbetur të vdekur.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.
“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.
Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.
Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin.
.