Milan Radoiçiqi mësohet se ka filluar të zbatojë një fushatë të egër dhune ndaj serbëve që i dalin kundër politikave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Një ngjarje e tillë, tashmë e dokumentuar, ka ndodhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiqit.
Ky vend, sipas burimeve të RTK-së nga institucionet e larta të sigurisë, është kthyer në një vend torture për serbët nga Kosova që nuk veprojnë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të Vuçiqit.