Para 20 shkurtit shtrenjtohet rryma (VIDEO)

Para 20 shkurtit shtrenjtohet rryma (VIDEO)

Anëtarët e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji edhe pse u mblodhën këtë të hënë, asgjë nuk u vendos për rritjen e çmimit të rrymës.

Kjo gjë mund të bëhet tek të martën, pasi në rend dite e kanë shqyrtimin e propozimeve për tarifat e reja, njofton Gazeta ‘Enigma’.

Kjo nguti vjen për shkak të urgjencës që ka shkaktuar kriza energjetike në vend.

Bllok-tarifat e reja pritet të kenë edhe efekt retroaktiv, që i bie se llogaritjet në faturë bëhen nga 1 shkurti. Për të vendosur, ZRRE thotë se është duke i marrë parasysh edhe komentet e institucioneve për këtë çështje.

Por edhe llogaritjet e shpenzimeve të janarit, që sipas kryesuesit Ymer Fejzullahu, kanë dalë më të larta se sa parashikimet.

Në takimin e së hënës u përcaktuan vetëm të hyrat e lejueshme maksimale për tre operatorët, KOSTT, KEDS e KESCO.

Në vikend, qeveria vendosi që subvencionimin e energjisë ta rrisë në 90 milionë euro, teksa ka premtuar edhe ndihma shtesë për kursimtarët, kur të aplikohen tarifat e reja./Gazeta Enigma/

Related Articles