Pas tri vitesh nga rasti tronditës kur një foshnje ishte futur në një lavatriçe në Spitalin e Pejës, sot do të mbahet seanca e parë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje, raporton Gazeta “Enigma”.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2022, kur foshnja ishte futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe industriale brenda ambienteve të spitalit.
Kujtojmë se në atë kohë Spitali i Pejës pati njoftuar përmes një postimi në Facebook se shefi dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës janë shkarkuar nga detyra pas rastit të foshnjës së vdekur që u fut aksidentalisht në lavatriçe.
Po ashtu u bë me dije se spitali nuk ka tentuar që ta fshehë ngjarjen ndryshe nga çfarë është raportuar. Në deklaratë, thuhet se pas ngjarjes së rëndë, kanë kontaktuar menjëherë me autoritetet policore për zbardhjen e plotë të saj. /Gazeta Enigma/