Paralajmërimet për ngritje të çmimit të rrymës, Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme

Paralajmërimet për ngritje të çmimit të rrymës, Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtezakonshme në lidhje me paralajmërimet për shtrejtim të energjisë elektrike.



Kjo seancë është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, në koordinim me partitë e tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK-ja propozoi një projekt-rezolutë përmes së cilës kërkohej që të mos ketë ngritje të çmimeve, por ajo nuk u miratua pasi nuk gjeti edhe mbështetjen e Vetëvendosjes që ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë një konference për media, deklaroi se do ta ndalojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është e nevojshme.

Ndryshe, para seancës së jashtëzakonshme do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në orën 11:00, ndërkaq seanca pritet të fillojë në orën 12:00./Gazeta Enigma/.

Related Articles