Përveç situatës në Kuvend, rahati nuk po gjejnë as minatorët në Kishnicë, shkruan Gazeta Enigma.
Nga 22 prilli është paralajmëruar se do të mbahet grevë nga minatorët e Flotacionit të Kishnicës si shkak i mos realizimit të kërkesave të tyre.
Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre si pasojë e vonesave të pagave mujore, nivelizimit të pagave, rigjenerimit të vendeve të punës, kushteve dhe sigurisë në punë, si dhe gjithashtu mosekzekutimit të mjeteve të Trustit.
Se do të mbahet kjo grevë, u konfirmua nga kryetari i Sindikatës Blerim Imeri – i cili deklaroi vetëm se “Kam informacione se punëtorët sot do ta ndalin punën shkaku se nuk i kanë marrë pagat”, pa dhënë detaje të tjera.
Ndërkohë që, pas paralajmërimit të grevës, burimet e Gazetës Enigma bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme, e martë (22 prill), është bërë ekzekutimi i pagave ndaj minatorëve të Flotacionit të Kishnicës./GazetaEnigma/