Jep dorëheqje nga posti i ministrit, cilat janë sifdat si kandidad për kryetar të Prishtinës për Arben Vitinë?

Jep dorëheqje nga posti i ministrit, cilat janë sifdat si kandidad për kryetar të Prishtinës për Arben Vitinë?

“Zyrtarisht jap dorëheqje nga posti si ministër i Shëndetësisë”, shkruan Gazeta Enigma.

Me këtë fjali, Arben Vitia të premten e 1 tetorit dha dorëheqje nga posti i tij si ministër i Shëndetësisë, derisa ka theksuar se kishte privilegjin që i ka shërbyer Kosovës në kohën më të vështirë.

Dorëheqja e tij si ministër i Shëndetësisë ka të bëjë me atë se i njejti pretendon të bëhet kryetar i komunës së Prishtinës.

LEXO EDHE: Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë

Por cilat mund të jenë sfidat e tij në këtë garë të re ?

Sipas analistit, Rasim Alija, performanca e tij mbete të shihet, por sipas tij e mira është se Vitia në fillim të qeverisjes së Lëvizjes Vetvendosje, në fillim të vitit 2019 ka qenë i involvuar në këtë pjesën e menaxhimit të Prishtinës si drejtor i shëndetësisë.

“Vitia e ka një eksperiencë sa i përket punës në QKMF, madje QKMF-të në Prishtinë i atribohen ministrit Vitia gjatë kohës sa ka qenë i angazhuar në komunë të Prishtinës”, ka thënë Alija për Gazetën “Enigma”.

Alija ka theksuar se nga kjo mund të shihet se qytetarët kanë një lloj simpatie ndaj ministrit Vitia.

Njëherit, ai potencoi se e gjitha çfarë mund të bëhet është të presim, fillimisht rezultatin e zgjedhjeve dhe pastaj t’I japim kohë ministrit Vitia që të shohim se cila do të jetë perfomanca e tij si kryetar i kësaj komune.

Ndërsa, sipas Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj sfidat për Arben Vitinë do të jenë në raundin e dytë.

Çelaj për Gazetën “Enigma”, ka thënë se padyshim që kjo garë do të shkoj në balotazh dhe sipas tij kjo në varet se si bëhen marrëveshjet në raundin e dyte për ta fituar Prishtinën ose jo.

“Gara e ka marr formën e qartë që është Arben Vitia dhe Përparim Rama, si kandidat kryesor dhe krejt në varet se kush do të shkoj në raundin e dytë, dhe besoj që edhe në atë periudhë vëmendja e opinionit rritet më shumë dhe secili gabim mund t’I kushtojë njërit ose tjetrit”, ka thënë Çelaj.

Cilat janë sfidat e partive politike?

Sa i përket LDK-së, Rasim Alija, ka thën për Gazetën “Enigma” se kjo parti duhet të ta rikuperoj masën e votuesve në kryeqytet.

Ai tutje ka thënë se mbetet të shihet dallimi i LDK-së në vitin 2017, sepse në këtë vit kandidati I kësaj partie për kryetar të Prishtinës aso kohe z. Abrashi është mposhtur karshi VV-së, për jo më shumë se 300 vota.

Tutje, Alija ka theksuar se mbetet të shihet, veçmas në balotazh cila do të jetë marrëdhënia e subjekteve politike ndërmjet tyre.

“Mbetet të shihet se kush do ta përkrah kë dhe si do të ndërtohen aleancat,sepse do të jetë shumë e rëndësishme ëe në balotazh të shohim kush me kë do të bashkëpunoj”, ka thënë ai.

Ndërsa, për Vetëvendosjen sipas Aliajt sfidë mbetet ndërtimi I këtyre koalicioneve në rast se do të ketë raund të dytë të zgjedhjeev në Prishtinë.

“Kandidati I AAK-së, Daut Haradinaj, është I pari i cili ka filluar të bëjë fushatë, dhe siç duket ka filluar ta bëjë një shtrat kogja të mirë elektoral në komunën e Prshtinës”, ka potencuar Alija.

Në anën tjetër, është edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili,  që sipas Aliajt ka një fushatë zgjedhore të jashtëzakonshme dhe e ka hakun e merituar, derisa ka theksuar se është diçka e re në kulturën politike.

“Është e rëndësishme fakti që nuk rrallë është përmendur dhe në momentin që ka kandiduar për Prishtinë ka dhënë dorëheqje prej pozitës së tij si deputet, ku kjo tregon për një çasje kogja ferr ndaj votuesve”, ka thënë analisti Alija.

Alija, ka theksuar se kjo është një gjestë I mirë nga ana e Ismailit, derisa ka thënë se një gjë të tillë e ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje.

“Vetëvendosja në shumicën e rasteve e ka potencuar se është një llojë mashtrimi i votuesve nëse kandidohet per kryetar të komunës si deputet, pastaj e lëshon postin e deputeti si ministër dhe konkuron për kryetar të ndonje komune”, ka pohuar Alija, derisa ka theksuar se nga ana e VV-së ka pasur deklarata se nuk duhet te jesh deputet fillimisht per t’u bërë kryetar komune.

Ndryshe, vëndin e ministrit Vitia, do ta zë, Dafina Gexha, e cila është ushtruese detyre në këtë ministri.

LEXO EDHE: Kjo është ushtruesja e detyrës së Ministrisë së Shëndetësisë

A do të sjellë ndryshime ushtruesja e re e detyrës në Ministrine e Shëndetësisë

“Është vërtetuar në të gjitha rastet në të kaluarën se ushtruesi/ushtruesja e detyrës se performanca e tyre dhe e institucionit perkatës është shumë e dobët”.

Kështu ka thënë analisti, Rasim Alija, derisa ka theksuar se Gexha mund të jetë një profesionistë, por sipas tij për faktin që është ushtruese detyre, nuk reflekton për të mirë.

Ai ka potencuar se çdo herë, ushtrimi i detyrës nuk është në nivelin e duhur.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles