Paraqitje e denjë e Dritës ndaj Viktoria Plzen

Paraqitje e denjë e Dritës ndaj Viktoria Plzen

Drita ka arritur të marrë një rezultat pozitiv duke barazuar 0-0 ndaj Viktoria Plzen, ndeshje e vlefshme për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës.

Pjesa e parë ishte më e balancuar me Plzenin më këmbëngulës, por gjilanasit u treguan të vëmendshëm duke mos lejuar që të mposhten.

Pjesa e dytë i takoi Viktoria Plzen që dominoi nga fillimi deri në fund, por portieri i Dritës Florian Smakiqi bëri paraqitje të shkëlqyer duke mos lejuar që të mposhtet, raporton Gazeta Enigma.

Drita kishte rast të mirë për gol në minutën e 85-të kur Albert Dabiqaj dështoi të shënonte i vetëm ballë për ballë portierit.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related Articles