Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se këtë të diel në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje IHMK ka bërë të ditur se vranësirat që do të shfaqen vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17 -20°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP. /Gazeta Enigma/

Related Articles