Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të diel do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Ndërkaq, sipas IHMK pritet të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s. /Gazeta Enigma/