Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas IHMK-së, këtë të shtunë, vranësirat do të jenë më të theksuara, ku gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen riga shiu të cilat pritet që intensitetin ta rrisin nesër.
“Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote”, thuhet në njoftim.
Temperaturat maksimale për 25 shkurt parashihet të jenë 15 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 1 deri në 3 gradë Celsius.