Sot parashihet të ketë diell me vranësira të shpërndara.
Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke bërë që në fusha barike të kemi ndryshime të mëdha.
Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që mbi vendin tonë të bie shi i percjellur me breshër dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperëndimit.