Paredes arrin marrëveshje me Juventusin

Paredes arrin marrëveshje me Juventusin

Mesfushori Leandro Paredes ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, që po negocion me Paris Saint-Germainin për lirimin e tij. Lajmi është bërë i ditur të premten nga sajti italian “Calciomercatoweb”.

Thuhet se Paredes ka pranuar ofertën e Juventusit për kontratë trevjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Paredes te Juventusi do ta mbulonte boshllëkun e lënë nga Paul Pogba që pritet të mungojë disa muaj shkaku i lëndimit.

Parisi për ta lënë të lirë Paredesin po kërkon 25 milionë euro, ndërsa Juventusi ka ofruar 15 milionë euro përfshirë edhe bonuset.

Paredes ka kontratë me PSG-në deri në vitin e ardhshëm dhe po pret finalizimin e marrëveshjes mes dy klubeve për ta vazhduar karrierën në Itali.

Related Articles