Edhe pas paralajmrimeve që fushata parazgjedhore të bëhet vetëm online, nga partitë politike nuk po praktikohet një gjë e tillë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë por këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigjje konkret në lidhje me këtë çështje duke ju referuar se përgjigjjen do të mund ta marrin nga ministri Arben Vitia në konferencën për media të mbajtur këtë të premte.
Mirëpo as Vitia nuk ka dhënë detaje rreth ecurisë së fushatës nga partit politike, se sa po i respektojnë masat antiCOVID.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja lehtësuese antiCOVID, duke cekur se këto masa do të hynë në fuqi nga dita e hënë të cilat do të vlejnë edhe për fushatën e zgjedhjeve të 17 tetorit.
Ndërkohë, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale partitë politike shihen në disa tubime me dhjetra njerëz, pa maska e distance.
Theksojm se fushata zgjedhore e partive politike në Kosovë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka nisur më 16 shtator.
Këto shkelje të masave antiCOVID i kanë bërë publike vetë kandidatët e partive politike për kryetar të komunave nëpër rrjetet e tyre socilae.
Njëri ndër ta është ehde kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, i cili së bashku me strukturat e partisë së tij shihet në një takim, ku nuk respektohet asnjëra nga masat antiCOVID.
Takimi është mbajtuar më 12 shtator në fshatin Rezallë të Skenderajt, pra pesë ditë para zyrtarizimit të fushatës.
Nura ka vazhduar takimet në pjesë tjera të qytetit të tij, por prap me shkelje të masave të cilat janë lejuar nga KQZ-ja, kësaj radhe ishte në Syriganës në Skenderaj.
Dënimet për shkelje të masave antiCOVID nga partitë politike janë nga 35 deri 2,000 euro
Masat e qeverisë janë këto:
Me masat e qeverisë të cilat janë në fuqi, ndalohen grumbullimet në ambiente të mbyllura mbi 20 persona. Në këto vende, organizatori obligohet të siguroi distancë fizike prej 1.5 metër.
Në ambientet e jashtme, po ashtu ndalohet grumbullimi i njerëzve mbi 50 persona. Edhe në këtë rast vlen rregulli i mbajtjes së distancës fizike.
Shkelja e këtyre masave është e dënueshme me Ligjin kundër COVID-19. Ky ligj parasheh dënime nga 35 deri në 2,000 mijë euro.
Shkelje të masave antiCOVID, pa maskë dhe distancë ka bërë edhe Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Alenaca për Ardhmërin e Kosovës, në takimet e tij me qytetarë.
Vlen të theksohet se në fushatën për zgjedhjet e kaluara të përgjishme, të mbajtura më 14 shkurt, komuna e Prishtinës kishte shqiptuar 21 gjoba për partitë politike të cilat kishin shkelur masat kundër COVID-19.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në periudhen 30 gusht e deri më 21 shtator, janë shqiptuar rrethë 50.000 fletëparaqitje për kundërvajtje, si dhe janë dhënë rreth 19.000 vërejtje për shkelësit e Ligjit antiCOVID./Gazeta Enigma/