Pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale, u deklarua ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se besojnë që Gjykata Speciale do t;i shpallë të pafajshëm ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.
“Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë në pafajësi, pra që Gjykata të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këru, pastja janë çështje të tjera ato se çfarë ka ndodhur gjatë procesit të qeverisjeve”, ka thënë Murati në konferencën e sotme.
“Sa i përket Gjykatës Speciale si të tillë, ne qysh atëherë e kemi thënë të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Murati. / Gazeta Enigma.