Pas dështimit të seancës së fundit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, të mërkurën është ftuar seancë e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Enigma.
Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Enigma asamblesti i LVV-së, Ismajl Kurteshi në këtë komunë.
“Po shpresoj që nesër (e mërkurë) në një seancë të jashtëzakonshme që e ka ftuar opozita e që unë do të marr pjesë edhe e kom nënshkruar pjesëmarrjen time, do të diskutojmë bashkë dhe e kom ndërmend që të apeloj seriozisht që të gjitha palët të ulen dhe të bëjnë kompromis sa i përket projekteve që duhet të hynë në buxhetin e vitit 2025 dhe ta kalojmë buxhetin”, theksoi Kurteshi.
Kujtojmë se seanca e fundit e Kuvendit të Gjilanit e mbajtur të ejten e 26 shtatorit dështoi si pasojë e mungesës së kuorumit.
Partia që ka shumicën e ulseve në këtë komunë, LDK-ja lëshoi sallën në mungesë të transparencës, që sipas tyre i mungonte kësja seance. / Gazeta Enigma.