Pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative.
Klan Kosova mëson se protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë.
Pjesëtarët e këtij njësiti gjatë ditës së sotme nuk do të dalin nga aty.
Gjatë së mërkurës, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre.
Ata thanë se nuk do të zbrapsen nga ato.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka deklaruar se mbështetja për policinë nuk ka munguar.
Sipas tij të ardhurat e njësive speciale kanë shkuar deri në 2200 euro.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin shumën e 10 mijë eurove