Pas Napolit, Cremonese eliminon edhe Romën nga Kupa e Italisë

Pas Napolit, Cremonese eliminon edhe Romën nga Kupa e Italisë

Roma ka pësuar humbje ndaj Cremoneses me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Italisë, duke u eliminuar nga kjo garë.


Mysafirët fituan penallti në minutën e 28-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Cyriel Dessers për 1-0.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Kur pritej që Roma të ktheje në pjesën e dytë, në skenë doli Zeki Celik që shënoi në portën e tij për 2-0.

Krejt çka bën vendasit ishte një gola nga Andrea Belotti në kohën shtesë për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Roma u eliminua nga gara e dytë më e madhe italiane.

Related Articles