Pas ngritjes së çmimeve, kërkohet rritja e pagës minimale në mbi 400 euro

Pas ngritjes së çmimeve, kërkohet rritja e pagës minimale në mbi 400 euro

Pas rritjes së çmimeve, edhe rritja e pagës minimale parashihet të jetë urgjente, duke pasur parasysh edhe ndikimin e pademisë që ka dëmtuar kategori të ndyshme në shoqërinë tonë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Në lidhje me këtë, në një përgjigje për Gazetën “Enigma”, ekonomistja Yllnore Bytyqi-Shala, ka thënë se me rritjen e çmimeve qytetarë e Kosovës do ta kenë të vështirë t’i gjenerojnë të ardhurat e tyre.

Ekonomistja, Yllnore Bytyqi-Shala

“Nëse do kemi një situatë edhe më ndryshe se tani në të cilin jemi nga COVID-19, si do të mbijetojnë apo jetojnë qytetarët e Kosovës të cilëve ju pamundësohet t’i gjenerojnë të ardhurat e tyre”, ka thënë ajo.

Njëherit, Bytyqi- Shala ka shtuar se “Institucionet lokale-qendrore duhet të mendojnë në një periudhë 16 muajshe për t’i zgjedhur problemet mikrofinanciare të cilat do të reflektojnë në makrosistemin e vendit (GDP, papunësia, inflacioni etj)”.

Bytyqi – Shala ka thënë se niveli i rezervave devizore llogaritet të jetë komod.

“Sipas informacioneve niveli i rezervave devizore është komod dhe plotësisht i përshtatshëm për të reaguar siç duhet, nëse vjen deri të realizimi-materializimi më i madh i rreziqeve”.

Sipas saj, këto janë mënyrat se si duhet të veproj Banka Qendore në këtë pikë:

a)Banka Qendrore të ulë normën bazë të interesit bazë për 0.25% ose në nivelin prej 1.75% që kjo e hap rrugën që bankat ti ri-destinojnë parat në vend ne bonos thesare, t’i destinojnë për kredi më të lira, por me një normë më të lartë se bonus thesaret.Masat të cilat duhet të ndërmerr niveli qendror janë:

b)Rritja e pagës minimale në mbi 400 euro.

1.Shtyrjen e pagesave kreditore për një periudhë miminale 6 mujore.

2. Pagesë e anuluar e TVSH-në në një afat prej 12 muajsh.

3. Anulimi i Kontributeve sociale për një periudhë 6 mujorshe.

4. Stopimi i tatimit të kompanive dhe i pronës për periudhën 24 mujore nese pranojn nr te ri puntoresh, ka përfunduar ajo.

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala

Ndërsa, edhe njohësi i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për Gazetën “Enigma”, ka thënë se qeveria aktuale duhet të pëcaktoj çmimin damping për të kaluar krizën ekonomike në Kosovë.

“Sa i përket çështjes se pagës minimale duhet që qeveria aktuale ta rrit atë duke interferuar në mënyrën e drejtëpërdrejt në tregun ekonomik duke përcaktuar çmimin damping nga ana e qeverisë për të kaluar këtë situatë të krizës ekonomike në të cilën Kosova do të hyn në muajin dhjetor”, ka dekluar ai.

Sipas Shalës aktivizimi i pakove ekonomike duhet të bëhet pa kalkulime politike.

“Pra Ministria e Financave duhet të aktivizojë pakon ekonomike jo siç ka vepruar deri më tani mbi kalkulime politike por që dora e shtetit ta prek çdo sferë të shoqërisë”, ka përfunduar ai.

Pas rritjes së çmimeve ka pasur shumë kërkesa edhe për rritje të pagës minimale

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se si kundërpërgjigje e ngritjes së çmimeve do të duhej të rritej edhe paga minimale

Molliqaj në një konferencë për medie ka thënë se pagat do të duhe të rriten ne 350 euro, madje ai ka kërkuar që produktet bazë të lirohen nga TVSh-ja.

“Ajo që kemi vërejtur ne është se masat qe duhet të ndërmerren nga ana e qeverisë si vijon. Funksionimi i Këshillit ekonomiko-social dhe paga minimale. Sa i përket rritjes së pagës minimale, 350 euro do të duhej te ishte në Kosovë që nuk ka ndërruar që nga viti 2021”, ka deklaruar Molliqaj.

Njëherit, ai ka shtur se “Rritja e pagës do të rriste mirëqenien e qytetarëve, sepse e prek pikërisht këtë kategori. Tjetër që kërkojmë është se produktet bazë duhet të lirohen nga TVSh, ndonëse të gjithë thonë se është më e lira në rajon, mielli, kripa, qumështi, vaji, buka, duhet të lirohen nga TVSH-ja”.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

BSPK thotë se kjo rritje e pagave duhet të bëhet sa më parë

Kjo sindikatë ka bërë thirrje që të rritet paga minimale në vend, duke treguar se rritja e çmimeve ka renduar edhe më tepër gjendjen sociale të qytetarëve. Paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.

Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë të konsumit, ku për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës kjo ka rënduar gjendjen sociale të punëtorëve dhe qytetarëve në vend.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) po ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencial në Kosovë. Kjo e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend. Fatkeqësisht edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencial siç janë mielli, vaji, sheqeri, etj., nuk kemi rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë”, thuhet në reagim.

Punëtorët shëndetësorë do të protestojnë të hënën në sheshin e Prishtinës

Punëtorët shëndetësorë do të protestojnë të hënën në sheshin e Prishtinës

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Sylës, protesta s’është e dëshiruar as nga punëtorët shëndetësor, por e imponuar.

“Kërkesa e vetme, barazia sociale, pra Ligji i Pagave, të cilën kjo qeveri është dashur ta miratojë me datë 29,10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet.”, shkruan Syla.

Ai i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të reflektojë pasi sipas tij “nuk bënë më kështu”. Ai ua ka rikujtuar deputetëve të VV-së refuzimin e ligjit të pagave./Gazeta Enigma/

Related Articles