Pas Paredes dhe Sanches, Roma po e transferon edhe Duvan Zapatan

Pas Paredes dhe Sanches, Roma po e transferon edhe Duvan Zapatan

Roma ka zyrtarizuar dy mesfushorët nga PSG, Leandro Paredes dhe Renato Sanches.

Por skuadra nga kryeqyteti italian nuk dëshiron të ndalet me kaq, pasi synon transferimin edhe të një sulmuesi.

Duvan Zapata është objektivi i Giallorosëve për repartin ofensivë dhe Roma ka rifilluar negociatat me Atalantën për lojtarin.

Pasi kishin fillimisht marrëveshje dy ditë më parë, negociatat u ndërprenë nga klubi bergamask.

Calciomercato ka raportuar se tani drejtuesit e dy skuadrave kanë rifilluar negociatat dhe Roma po përshpejton për ta mbyllur transferimin e tij.

Bëhet fjalë për një huazim prej një milionë euro dhe me obligim blerje sapo lojtari t’i zhvilloj 60 për qind të ndeshjeve me Romën.

Giallorosët deri më tani kanë përforcuar ekipin edhe me Evan N’Dickan, Rasmus Kristensen, Diego Llorente dhe Houssem Aouar. 

Related Articles