Pas prishjes së koalicionit VV-PDK flet nënkryetarja Morina-Bunjaku, çka do të ndodhë me kryesuesin e Kuvendit?

Pas prishjes së koalicionit VV-PDK flet nënkryetarja Morina-Bunjaku, çka do të ndodhë me kryesuesin e Kuvendit?

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se partia e tij ka prishur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në lidhje me këtë çështje nënkryetarja e PDK-së në Gjilan, Leonora Morina-Bunjaku, ka dhënë një koment për Gazetën “Enigma”.

Ajo ka konfirmuar prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Gjilan për arsyet siç tha ajo që i ka treguar edhe vet Hyseni.

“Po është e vërtet që LVV dhe PDK kanë prishur koalicion në Gjilan. Arsyet janë ato që i ka treguar edhe vet Hyseni, pra mosvotimi i atyre tri vendimeve”, tha Morina-Bunjaku për “Enigmën”.

Kryetari hyseni në njoftimin e tij ka theksuar se prishja e këtij koalicioni ka ardhur si pasoj e dështimit të seancës për të tretën herë me radhë.

Pas prishjes së koalicionit a pritet të ndodh edhe shkarkimi i kryetarit të Kuvendit Komunal?

Nënkryetarja e PDK-së në Gjilan ka thënë se ende nuk dihet, dhe se ende janë në bisedime.

“Ende nuk dihet jemi në bisedime”, tha ajo. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles