Pas raportimit të Gazetës Enigma, Komisioni Disiplinor ndërron vendimin e dënon me 2 ndeshje moslojë Dellovën

Pas raportimit të Gazetës Enigma, Komisioni Disiplinor ndërron vendimin e dënon me 2 ndeshje moslojë Dellovën

Qendërmbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ishte ndëshkuar me karton të kuq në tunel pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit.

Dellova ishte ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari Genc Nuza pasi kishte ofenduar drejtuesit e Gjilanit.

Komisioni Disiplinor i FFK-së gjatë ditës së sotme bërë të ditur se e ka dënuar Lumbardh Dellovën vetëm me 400 euro.

Gazeta Enigma kishte raportuar gjatë ditës së vendimi i Komisionit Disiplinor ishte skandaloz, pasi sipas Rregullores Disiplinore për sezonin 2021/2022, një lojtar që ndëshkohet direkt me karton të kuq ndëshkohet dënohet me ndalesë prej dy deri në gjashtë ndeshje.

“Lojtari i cili në ndeshjet kampionale dhe të Kupës ndëshkohet me karton të kuq, dënohet me ndalesë loje prej dy deri në gjashtë ndeshje dhe dënimi ekzekutohet në ndeshjen e radhës kampionale apo për Kupës” thuhet në Rregulloren Disiplinore të Nenit 39.

Vetëm disa orë psa raportimit nga Gazeta Enigma, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka ndërruar vendimin duke e dënuar me dy ndeshje moslojë.

Arsyetimi i Komisionit Disiplinor është se është se kanë bërë gabim teknik gjatë përshkrimit të vendimit.

“Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. Ndëshkim me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes, pasi në tunelin për në zhveshtore kishte shkelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte sjellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Sipas protokollit dhe raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy ndeshje moslojë sipas radhës të organizuara nga FFK. (Në publikimin e mëhershëm na është përvjedhur gabim teknik gjatë përshkrimit të vendimit)”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor./GAZETA ENIGMA/

LEXO EDHE: SKANDAL: Rregulloja Disiplinore thotë se një lojtar që ndëshkohet direkt me karton të kuq dënohet dy deri në gjashtë ndeshje mos lojë, Komisioni Disiplinor e dënon vetëm me para

Related Articles