Gjendja e gatishmërisë së ngritur luftarake në Forcat e Armatosura të Serbisë është shfuqizuar me vendim të presidentit dhe komandantit të përgjithshëm Aleksandar Vuçiq, është konfirmuar për mediat serbe.
Gatishmëria luftarake është shpallur më 26 dhjetor për shkak të situatës në veri të Kosovës.
Pastaj Vuçiq si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë urdhëroi që ushtria dhe të gjitha njësitë e MPB-së të jenë në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake.