Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me emisarin e SHBA-së Gabriel Escobar.
Kurti në profilin e tij në ”X”, thotë se Escobarin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe ka kërkuar që të mbahet përgjegjëse Serbia për sulmin në Banjska.
Gjithashtu Kurti shkruan se të njëjtin e ka informuar edhe për hapat e ndërmarrë në mbështetjen e transicionit nga dinari në euro.
“Kënaqësi të takohem me Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e Amerikës dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjska. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë Qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullores së Bankës Qendrire dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në agjendë ”, shkruan Kurti.
Ndërkohë, Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.
“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar pas takimit me Kurtin.
Postimi:
Great to meet w/ @StateDept DAS Escobar. Thanked him for 🇺🇲's support and stressed the need to hold Serbia accountable for the Banjska attack. Also informed him of steps our govt has taken to support the transition of @centralbank_ks reg & our readiness to address ongoing issues. pic.twitter.com/hjUsIgJZQF— Albin Kurti (@albinkurti) March 14, 2024