Pas tensionimit të situatës në PD, Edi Rama fton në debat demokratët

Pas tensionimit të situatës në PD, Edi Rama fton në debat demokratët

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar për sot një debat të drejtpërdrejt me demokratët, pas zhvillimeve që po ndodhin në Partinë Demokratike, në mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.



Derisa dje është mbajtur një protestë e thirrur nga ish-kryetari Berisha, e cila eskaloi në dhunë dhe dëmtim të selisë së PD-së, sikur Berisha, ashtu edhe kryetari i PD-së, Basha akuzuan njëri-tjetrin për skenarë dhe bashkëpunim me Ramën.

Ky i fundit reagoi duke ftuar demokratët t’i bashkohen atij për t’i dhënë çka munden Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë dhe si njerëz.

Ai ka treguar se çka i vije t’u thotë demokratëve kur sheh siç i ka quajtur ai Bashën e Berishën dy kufoma politike që fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori i Ramës.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz. Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet”, ka shkruar Rama në Twitter.

Related Articles