Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik sërish është shfaqur në rrjete sociale, ani pse tashmë ka një urdhër arrest për të në Bosnje e Hercegovinë, trasnsmeton Gazeta Enigma.
Ai ka postuar foto dhe video me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në rrjetin social X, duke e paraqitur atë si rezultat të një takimi të rëndësishëm diplomatik.
Por pamjet nga konferenca në Jerusalem zbulojnë një situatë disi të ndryshme.
Në një video të publikuar nga vetë Dodik, kreu i Republikës Srpska, për të cilin është lëshuar një urdhër-arrest në Bosnje-Hercegovinë, shihet teksa i afrohet kryeministrit izraelit në momentin e mbërritjes së Netanyahut, duke i shtrënguar dorën dhe, në dukje pa u ftuar, ulur pranë tij.
The Israeli government's protocol literally pushed Mr. Dodik out from the seat next to Netanyahu. pic.twitter.com/FyEnGFnNEV— Haris Imamović (@SkenderVakuf) March 27, 2025
Këto pamje janë bërë pak para se dikush nga organizata të vinte për ta marrë dhe ta largonte nga ai vend. Largimi i Dodik nga vendi i tij pranë Netanyahut shihet në fillim të videos së mëposhtme, e cila është transmetuar drejtpërdrejt në kanalin e kryeministrit izraelit në YouTube.
Në pak kohë para se të dëbohej, Dodik arriti të bëjë disa foto me Netanyahun, të cilat sigurisht i postoi menjëherë në rrjetet sociale.
Dodik ishte tashmë në Izrael kur, sipas Jerusalem Post, në atë vend u bë e ditur se një aktakuzë kundër tij ishte ngritur në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai u largua nga konferenca për antisemitizmin në Jerusalem, ku mori pjesë, pas vetëm një ore.
Sipas gazetës, zyrtarët izraelitë ia bënë të qartë se prania e tij ishte e ndjeshme nga pikëpamja diplomatike dhe Dodik konfirmoi se organizatorët e konferencës për luftën kundër antisemitizmit që po mbahej në Jerusalem, praktikisht e shpallën atë persona non grata në tubim, për këtë arsye u detyrua të largohej.
“Unë erdha në Izrael për të folur kundër antisemitizmit. Në vend të kësaj, u ndjeva i padëshiruar – si një mysafir që ndihet si një ndërhyrës,” tha Dodik për Jerusalem Post, në një intervistë që ai thuhet se kishte kërkuar.