Indeksi i Pasaportave Henley, e ka renditur pasaportën e Kosovës në vendin e 62 në botëm raporton Gazeta Enigma.
Kosovarët mund të udhëtojnë me të, pa vizë, në 81 vende.
Pasaporta kosovare ka shënuar ngritje për disa vende në krahasim me vitin 2024, kur ndodhej në vendin e 68-të

Në vendin e parë, me 193 pikë, është ende Singapori, i cili e ka mbajtur fronin për vite me radhë falë lidhjeve të forta diplomatike dhe fuqisë ekonomike, e cila u lejon mbajtësve të pasaportave të tij qasje në pothuajse të gjithë botën pa vizë.
