Kosova e ka dëshmuar edhe njëherë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.
Kjo pasi objekti i qeverisë sonte është veshur me flamurin e Kievit zyrtar. Ky veprim vjen pas situatës së fundit që është shkaktuar nga Rusia, pasi e ka njohur pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës lindore.
Deputetja ukrainase, Iryna Friz, ka falënderuar në gjuhën shqipe për solidarizimin.
“Faleminderit, Prishtina”, ka shkruar deputetja krahas fotografisë së ndërtesës së qeverisë kosovare.