Uji i Badocit mund të përdoret edhe për pije, kështu ka njoftuar të martën Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
“Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije. IKSHPK-ja i ka rekomanduar KRU ‘Prishtina’ që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes”, thuhet në njoftim.
Më 4 tetor, banorët e 26 lagjeve të Prishtinës dhe të zonave përreth saj, që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, janë njoftuar se nuk do të mund ta përdorin atë për pije, për shkak të pranisë së lartë të manganit.