PDK kërkon shkarkimin e kryediplomatës Gërvalla, e krahason atë me “kasapin e Ballkanit”

PDK kërkon shkarkimin e kryediplomatës Gërvalla, e krahason atë me “kasapin e Ballkanit”

Pas ndodhive të fundit në Kuvendin e Kosovës, partia opozitare, PDK, ka kërkuar shkarkimin e Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo pasi që sipas kësaj partie, ajo e ka njollosur luftën e UÇK-së, si dhe gjithë të rënët për liri.

“PDK e ka pranuar me shqetësim sjelljen e Ministres së Punëve të Jashtme sepse ajo përfaqëson Kosovën, dhe kur përfaqëson Kosovën dhe kur flet me narracionin që është ndërtuar në Beograd është vërtetë shqetësuese. I bëjmë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga ky pozicion i dëmshëm për demokracinë e vendit tonë”, tha Abelard Tahiri i PDK-së.

LEXO EDHE: Pas përplasjes fizike, seanca e Kuvendit vazhdon vetëm me deputetët LVV-së

Tahiri ndër të tjera e krahasoi narracionin e Gërvallës me atë të “kasapit të Ballkanit”. “Ajo që vlen të theksohet është që sot u pamundësua vazhdimi i seancës sepse në vazhdimsi kishim fyerje nga deputetët e mazhorancës. Vazhdimi i punës së saj në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme është ofendim i madh për qytetarët e Kosovës, është ofendim i madh për viktimat që kanë rënë për liri dhe pavarësi, është ofendim për viktimat e dhunës e që janë mbi 20 mijë, pra nuk mundet të vazhdoj të shërbej një njeri i cili e fyen rëndë sakrificën e popullit të Kosovës”, deklaroi Shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Ndërkohë pas përplasjeve fizike midis deputetëve të pushtetit e opozitës, seanca ka vazhduar për pak minuta, dhe sërish u vendos për pauzë deri në orën 14:00/Gazeta Enigma.

Related Articles