Policia e ka marrë në mbrojtje kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga ana e drejtorit për Komunikim në këtë parti, Valmir Klaiqi.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të policisë”, tha Klaiqi.
Për rastin deri më tani nuk janë deklaruar as nga ana e policisë.