Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, edhe pasi Kryesuesi Avni Dehari i ndërpreu punimet.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku duke folur për alarmin e rrejshëm për bombë tha se institucioni më i lartë i vendit u turpërua sot, dhe përtej kësaj u shkaktua frikë e panik anekënd.
“Sot të gjithë ishim dëshmitar të një situate ë shkaktoi panik, por në të njëjtën kohë shpërfaqi dështimin e skajshëm të mekaniuzmave të sektorit të sigurisë në këtë vend nga qeveria e mëparshme.
Si është e mundur që institucioni më i lartë në vend është turpëruar në formën çfarë u turpërua sot, dhe përtej turpit shkaktuan frikë e panik anekënd. I bëjmë thirrje Kurtit të reflektojë. Nuk do të lejojmë që të rrënohet diçka që e kemi ndërtuar me shumë sakrificë”, tha Çitaku.