Kryesia e Degës së PDK-së në Klinë në mbledhjen e mbajtur sot me datë 02. 10.2022 me vota unanime shkarkoi nga pozita e nënkryetarit dhe kryesisë, Enver Berishën.
Përmes një njoftimi në Facebook, PDK dyshon se nënkryetari i deritanishëm i degës në Klinë është futur në pazare me partinë në qeverisje, AAK.
“Pas një debati të gjatë dhe analize të hollësishme, kryesia e Degës së PDK-së në Klinë vendosi që të shkarkojë Enver Berishën nga pozitat udhëheqëse të Degës për arsye se i njëjti kohëve të fundit është futur në negociata e pazare me partinë në pushtet (AAK) për të përfituar personalisht dhe familjarisht pozita udhëheqëse në qeverisjen lokale”.Reklama
PDK, Dega në Klinë thotë se është e drejt e z. Berisha të zhvillojë negociata “dhe të përfitoj pozita udhëheqëse personale e familjare nga partia në pushtet por jo duke qenë nënkryetar dhe anëtar i kryesisë së PDK-së”.