Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan së bashku me kandidaten për të paren e Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku dhe asamblisten Hana Saqipi-Myrtaj, kanë takuar banorët e lagjes Zabel, me të cilët diskutuan problemet e këtij lokaliteti.
Komunikata e plotë:
Një falënderim i veçantë për lagjen e Zabelit për mikëpritjen e ngrohtë.
Bashkë me kandidaten për asamble komunale, Hana Saqipi-Myrtaj dhe me banorët e kësaj lagje diskutuam për problemet që gjenden në këtë lokalitet.
U zotuam se së bashku do ta arrijmë fitoren që na pret më 17 tetor dhe pastaj t’i vazhdojmë punët e mëdha që na presin si pasojë e keq-qeverisjes aktuale.
Partia Demokratike e Kosovës-Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar