PDK-së i rriten të hyrat – Në 2024 deklaroi 1 milion e 34 mijë euro të hyra

PDK-së i rriten të hyrat – Në 2024 deklaroi 1 milion e 34 mijë euro të hyra

Partia Demokratike e Kosovës në raportin vjetor në KQZ ka raportuar 1 milion e 34 mijë e 134 euro e 82 centë të hyra gjatë vitit 2024, raporton Gazeta Enigma.

Të hyrat e partisë u rritën për afër 40 mijë euro, sa kishte deklaruar në vitin 2023, kur i kishte deklaruar 951 mijë e 483 euro.

Partia e cila doli e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit ka deklaruar se 59 mijë e 110 euro i shpenzoi në fushatë.

E ndryshe prej partive tjera, PDK-ja nuk ka deklaruar donacione në mjete financare për vitin 2024.

PDK ka deklaruar se nuk posedon tokë, vetura dhe objekte.

Kjo parti ka 1 mijë e 11 euro e 17 centë si para të gatshme, 936 euro e 27 centë i ka në bankë dhe 74 euro e 90 centë në arkë.

Shpenzimet e partisë mund t’i gjeni në LINK

KQZ ka sqaruar se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, të njëjtat mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të audimit./ Gazeta Enigma.

Related Articles