Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci para seancës së sotme ka konfirmuar se sërish do tentohehet të procedohet me votim të fshehtë, dhe nëse kjo arrihet siç tha ai, Albulena Haxhiu sërish do jetë e propozuara e tyre për kryeparlamentare, raporton Gazeta Enigma.
Tutje ai tha se me votimin e fshehtë po kërkojnë të respektohet vullneti i plotë i deputetëve,
“Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje se cili do të jetë emri. Unë besoj që Konjufca do të kandidojë zonja Haxhiun”, tha Peci para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive.
Të njëjtën gjë e potencoi edhe Arbërie Nagavci, e cila theksoi se “nuk ka arsyje të ndërrohet kandidati”. / Gazeta Enigma.