Ministri i Bujqësisë Faton Peci e ka vizituar në zyrë kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqi.
Peci, përmes një postimi në Facebook, tha se i ofron mbështetje të plotë në sfidat që e presin.
“Sot në mëngjesin e hershëm kisha kënaqësinë që bashkë me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, të vizitoj kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. I ofrova mbështetje të plotë për sfidat që e presin”, ka shkruar Peci në Facebook.
Peci tha se e gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër Atiqi ka konsoliduar ekip në përbërje shumë etnike.
“Na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumë etnike, që është refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet”, ka shtuar ai.