Peci: Kemi miell edhe për 2 muaj, pas disa muajve e korrim grurin e ri

Peci: Kemi miell edhe për 2 muaj, pas disa muajve e korrim grurin e ri

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar se a ka vend për panik për miell, në këtë kohë krizë ku vendi po përballet me rritje të çmimeve të produkteve bazë të ushqimeve.

Peci në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk ka nevojë për panik, pasi ka rezerva edhe për dy muajt e ardhshëm.

“E kishim një takim edhe me shoqatën e mullisëve, ata na shpjeguan se një numër i konsiderueshëm i mullisëve kanë rezerva edhe për dy muajt e ardhshme. Ndërsa për një periudhë prej një muajsh ose 5 javë prej dje, kapaciteti i bluarjes së grurit tek mullinjtë e Kosovës ka qenë trefishi ose katërfishi i aktiviteteve tyre të rregullta.

Sipas tyre, mbi bazën e trendëve dhe kapaciteteve të bluarjes për 1 muaj ka bluar dhe shpërnda tek qytetarët dikun sasi të miellit që vlerësohet se janë mesatarisht për 3 muaj, ndërsa me të njëjtin intensiteti ata posedojnë rezerva dhe për dy muajt e ardhshme të grurit për të shpërnda”, tha Peci.

Ai shtoi se mund të ketë furnizime me miell edhe nga vendet e tjera mike të Kosovës, përderisa thotë se pas disa muajve Kosova do ta ketë edhe grurin e ri për të korrur.

“Unë mendoj që nuk ka nevojë për panik, pavarësisht vështirësive që gjendet në treg përderisa kemi vlerësimin e shoqatës së mullisëve, përderisa kemi ndarje financiare nga buxheti i qeverisë për rezervat, përderisa jemi në komunikim të shoqatës së mullisëve dhe prodhuesve, dhe përderisa ekziston mundësia reale për furnizime të tjera nga vendet mike të Kosovës dhe përderisa flasim për një interval për 4 apo 5 muaj deri në këtë interval kohor, do të kemi në Kosovë grurin e ri të korrur që vlerësohet se Kosova i posedon dikun mesatarisht 70 deri 80 mijë hektar, kjo natyrshëm jep me besu që nuk ka nevojë për panik, është sfidë që do të tejkalohet”, tha ai.

Related Articles