Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, këtë të diel ka vizituar fermën e familjes Gashi nga Dubrava e Suharekës, raporon Gazeta “Enigma”.
“Familja Gashi nga Dubrava e Suharekës ka investuar në sektorin e blegtorisë, duke ndërtuar fermë moderne me mjete vetanake që mund të jetë shembull që duhet ndjekur”, ka shkuar ministri.
Peci përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka thënë se “Ministria e Bujqësisë ka mbështetur financiarisht familjen Gashi përmes grantit për mekanizëm bujqësor në vlerë prej 81,500 euro”.
Tutje ai ka njoftuar se “përveç fermës moderne, Kryefamiljari Avniu ka investuar në një plantacion prej 15 hektarësh me arra duke i kontribuar zhvillimit ekonomik të vendit”.
“I lumtur jashtë mase që në çdo cep të Kosovës kemi lënë gjurmë të investimit e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi”, ka shkuar Peci. /Gazeta Enigma/