Pediatria pa rrymë, nga QKUK-ja tregojnë arsyen

Pediatria pa rrymë, nga QKUK-ja tregojnë arsyen

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është sqaruar rreth raportimit se se në Klinikën Pediatrike nuk ka rrymë tash e disa orë, shkas që ka bërë që fëmijët e shtrirë në këtë klinikë të tërhiqen në shtëpitë e tyre për shkak të të ftohtit.

Zëdhënësi Shpend Fazliu ka deklaruar për Indeksonline se mbrëmë në QKUK u ndërpre energjia elektrike në oborrin e vjetër dhe të ri të Klinikës së Pediatrisë dhe Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik.

“Falë angazhimit maksimal dhe reagimit të shpejtë të stafit kujdestar, ekipeve teknike dhe gjithë personelit të QKUK-së, u aktivizuan menjëherë gjeneratorët emergjent, duke siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për pajisjet jetike”, deklaroi Fazliu.

Ai shtoi se ekipet e mirëmbajtjes, së bashku me zjarrfikësit dhe specialistët e KEDS-it, ndërhynë me profesionalizëm për të riparuar dëmet e shkaktuara.

“Rreth orës 23:15, furnizimi me energji elektrike u rikthye plotësisht në ndërtesën e re të Pediatrisë, ndërsa për ndërtesën e vjetër, puna po vazhdon për rikthyer funksionalitetin e plotë të rrymës dhe ngrohjes.

Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit dhe ekipeve të përfshira, kjo situatë u menaxhua me sukses dhe nuk pati asnjë pasojë për pacientët apo personelin” përfundoi ai.

Related Articles