Peja hedh dyshime se edhe ndeshja e fundit me Yllin ka qenë e kurdisur

Peja hedh dyshime se edhe ndeshja e fundit me Yllin ka qenë e kurdisur

Pas Prishtinës edhe Peja, ka hedhur dyshime se ndeshja e fundit e play-offit në kuadër të gjysmëfinales me Yllin ka qenë e kurdisur, por nuk kanë thënë se kanë ndonjë fakt.

Ata e kanë lidhur këtë dyshim pas pretendimit të KB Prishtinës se dikush tentoi t’i manipulonte gjyqtarët e huaj para ndeshjes me Trepçën të dielën. Klubi nga Mitrovica ka thënë se nuk janë të përfshirë në rast.

Peja u mposht në ndeshjen e tretë nga Ylli, me kampionin që ngushtoi serinë në 2-1.

Megjithëse edhe dy ndeshjet e para u gjykuan nga të huajt dhe fitoi Peja, klubi pejan thotë se vetëm në ndeshjen e tretë ka pasur gabime tendecioze nga gjyqtarët.

Ata kanë kërkuar hetim të plotë të rastit nga organet kompetente.

Reklama

Edhe ish-drejtori i KB Pejës, Arbër Elshani, ka reaguar pas zhvillimeve tronditëse në basketbollin kosovar. Ai pretendon se drejtori i KB Yllit i ka blerë gjyqtarët për tri sezone, duke përmendur edhe bastet.

Related Articles