Pejë: Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet i dyshuari

Pejë: Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar mëngjesin e së hënës në Pejë, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur, raporton Gazeta Enigma.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 26.06.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e dhunimit ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles