Pejë: Një fermeri i vidhen tri lopë në vlerë 3,500 euro

Pejë: Një fermeri i vidhen tri lopë në vlerë 3,500 euro

Një fermer në fshatin Baran të Pejës ka raportuar se i janë vjedhur tri lopë në stallën e tij, nga persona të panjohur gjatë natës të së shtunës.

Sipas fermerit, vlera e lopëve të vjedhura është rreth 3,500 euro.

Hajnat më pas bashkë me lopët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia njoftoi se rasti është në procedurë hetimore.

Related Articles